Politika e Privatësisë
E fundit e përditësuar: 19.05.2026
1. Kontrolluesi i të dhënave dhe kontakti
Kontrolluesi: Informatest
Adresa: Albania
Email: privacy@informatest.app
2. Çfarë të dhënash përpunojmë
- Llogaria: emër, mbiemër, email, username, fjalëkalim i hash-uar, telefon (opsional), preferenca avatari.
- Regjistrimi me verifikim: kod verifikimi i hash-uar, afat skadimi, numër tentativash, IP dhe user-agent gjatë procesit të verifikimit.
- Hyrja dhe siguria: sesionet, token-et e rivendosjes së fjalëkalimit, metadata teknike (IP/UA) për mbrojtje nga abuzimi.
- Përdorimi i platformës: tentativa testesh, rezultate, përqindje, ndarje sipas lëndëve, progres dhe histori.
- Banka e pyetjeve: komente, vota të përgjigjeve, kërkesa për zgjidhje, raportime pasaktësish, dhe veprime zhbllokimi me kredi.
- Planet, pagesat dhe kreditet: blerje paketash me PayPal, referenca transaksioni PayPal, paketa e blerë, shuma/monedha e pagesës, veprime në portofol dhe transaksione në coin ledger (QC/TC).
- Të dhënat e kartës/llogarisë së pagesës: të dhënat e kartës, CVV dhe kredencialet e PayPal futen dhe përpunohen nga PayPal. Ne nuk i ruajmë këto të dhëna në serverët tanë.
- Kontakt & support: të dhënat që dërgoni në formularin e kontaktit dhe metadata teknike të dërgimit.
- Të dhëna teknike: cookie IDs, IP, user-agent, pajisje/shfletues dhe evente analitike sipas pëlqimit tuaj.
3. Qëllimet dhe bazat ligjore
- Ofrimi i shërbimit: krijimi/menaxhimi i llogarisë, testet, banka e pyetjeve, portofoli dhe veçoritë e platformës — baza: kryerja e kontratës.
- Siguria dhe anti-abuzimi: mbrojtja e llogarisë, hetimi i tentativave të paautorizuara, auditimi teknik — baza: interesi legjitim ose detyrimi ligjor.
- Komunikimet operative: verifikim emaili, rivendosje fjalëkalimi, njoftime të lidhura me llogarinë — baza: kryerja e kontratës.
- Pagesat dhe konfirmimi i blerjeve: krijimi dhe konfirmimi i porosive PayPal, shtimi automatik i QC/TC pas pagesës, dërgimi i konfirmimeve me email dhe ruajtja e evidencave të nevojshme — baza: kryerja e kontratës, interesi legjitim dhe/ose detyrimi ligjor kur zbatohet.
- Analitika: matja e përdorimit dhe përmirësimi i produktit (p.sh. Google Analytics 4 dhe Microsoft Clarity) — baza: pëlqimi kur kërkohet nga ligji.
- Monetizimi / reklamat: aktivizimi i Google AdSense dhe Journey by Mediavine dhe funksioneve të lidhura me reklamimin/monetizimin — baza: pëlqimi kur kërkohet nga ligji.
- Përputhshmëria ligjore: trajtimi i kërkesave të autoriteteve dhe ruajtja e evidencave kur kërkohet — baza: detyrimi ligjor.
4. Cookies, Google Analytics, Clarity dhe pëlqimi
- Cookies esenciale (gjithmonë aktive): përdoren për funksionalitetin bazë të platformës (p.sh. sesion/login/siguri) dhe nuk çaktivizohen nga paneli i pëlqimit.
- Cookies jo-esenciale: për përdoruesit në BE/UK/Zvicër, analytics dhe ad storage aktivizohen vetëm pas pëlqimit; për rajone të tjera aktivizohen automatikisht dhe mund të ndryshohen në çdo kohë te /cookies.
- Google Analytics 4: kur aktivizohet analytics_storage, GA4 mund të përdorë first-party cookies (p.sh.
_gadhe_ga_*) për matje trafiku, seancash dhe përdorimi. Në konfigurimin aktual të faqes, veçoritë e Google Signals dhe personalizimit reklamues janë të çaktivizuara programatikisht. - Microsoft Clarity: kur aktivizohet analytics_storage, Clarity mund të vendosë cookie analitike dhe të mbledhë evente përdorimi për analiza agregate.
- Reklamat / monetizimi: kur aktivizohet ad_storage, Google AdSense dhe Journey by Mediavine mund të ngarkojnë skripte, kërkesa rrjeti dhe burime reklamimi sipas konfigurimit të platformës dhe rajonit.
- Kur refuzohet analytics: Clarity nuk ngarkohet, ndërsa Google Analytics 4 mbetet në gjendje të kufizuar sipas consent mode. Në këtë gjendje nuk aktivizohen cookies analitike dhe nuk kryhet matja e plotë analitike derisa pëlqimi të jepet sërish.
- Kur refuzohet reklama/monetizimi: ofruesit e reklamimit të aktivizuar nuk ngarkohen në sesione të reja; nëse çaktivizohen pasi janë ngarkuar, faqja rifreskohet për të ndalur ngarkimet e mëtejshme jo-esenciale.
- Ruajtja e preferencës së pëlqimit: preferencat e cookies ruhen në mënyrë lokale për deri ~13 muaj ose derisa t’i ndryshoni.
5. Marrësit dhe përpunuesit
Ne nuk i shesim të dhënat tuaja personale. Të dhënat mund të përpunohen nga ofrues shërbimesh të nevojshëm për funksionimin e platformës:
- Hostim & infrastrukturë: Cloudflare + Neon.
- Email/SMTP: Google + Cloudflare.
- Pagesat: PayPal për përpunimin e pagesave, verifikimin e transaksionit dhe shfaqjen e formularëve PayPal/kartë. Të dhënat e kartës dhe llogarisë PayPal menaxhohen nga PayPal sipas politikave të PayPal.
- Analitika: Google Analytics 4 + Microsoft Clarity (vetëm sipas pëlqimit kur kërkohet).
- Reklama / monetizimi: — (vetëm sipas pëlqimit kur kërkohet).
6. Pagesat me PayPal
Pas përfundimit të pagesës, ruajmë vetëm të dhënat e nevojshme për funksionimin e shërbimit: PayPal Order ID, Capture ID/Payer ID kur kthehen nga PayPal, paketën e blerë, shumën, monedhën, datën, statusin e pagesës dhe lëvizjet e QC/TC në portofol. Këto përdoren për shtimin automatik të monedhave, konfirmimin me email, support, auditim, anti-abuzim dhe evidencë ligjore/financiare kur kërkohet.
7. Transferte ndërkombëtare
Nëse ofruesit tanë përpunojnë të dhëna jashtë Shqipërisë/BE-së, përpunimi bëhet sipas kuadrit ligjor të zbatueshëm. Mekanizmat e transferimit mund të ndryshojnë në kohë sipas nevojave teknike, kontraktore ose rregullatore.
8. Afatet e ruajtjes
- Në përgjithësi: të dhënat ruhen për aq kohë sa kërkohet për funksionimin e shërbimit, interesat legjitime, ose detyrimet ligjore.
- Afatet konkrete: mund të ndryshojnë sipas kategorisë së të dhënës, natyrës së shërbimit dhe kërkesave rregullatore.
- Fshirja teknike: mund të mos jetë e menjëhershme në kopje rezervë (backup), log-e ose sisteme të ndërmjetme.
9. Të drejtat tuaja
Keni të drejtë të kërkoni akses, korrigjim, fshirje, kufizim, kundërshtim, portabilitet dhe tërheqje pëlqimi për përpunime që bazohen në pëlqim. Për cookies/analitikë, mund t’i ndryshoni zgjedhjet në çdo kohë te /cookies.
Për kërkesa mbi të dhënat personale, na shkruani në privacy@informatest.app. Këto kërkesa trajtohen sipas ligjit të zbatueshëm, afateve të lejuara dhe kufizimeve teknike/ligjore.
10. Fshirja e llogarisë
Mund të kërkoni fshirjen e llogarisë nga cilësimet e profilit. Pas fshirjes, të dhënat e llogarisë dhe aktivitetit fshihen nga ne dhe nuk mund të rikthehen.
11. Siguria e të dhënave
- Përdorim masa të arsyeshme teknike dhe organizative për mbrojtjen e të dhënave.
- Asnjë sistem nuk është plotësisht i paprekshëm; për këtë arsye nuk mund të jepet garanci absolute për siguri 100%.
12. Të miturit
Platforma nuk synon fëmijë nën moshën e lejuar nga ligji i zbatueshëm. Nëse mendoni se janë mbledhur të dhëna pa autorizim, ju lutemi na kontaktoni për verifikim dhe veprim.
13. Ndryshime në këtë politikë
Mund ta përditësojmë këtë politikë për arsye ligjore, teknike ose produkti. Versioni më i fundit publikohet në këtë faqe me datën e përditësimit.