Informatest

Flashcards

Biologji: Bio-Kimi - Pyetjet 51-60

Kartela të renditura nga banka e pyetjeve për Testi i Informatizuar i Mësuesisë: Biokimi. Çdo kartelë lidhet me faqen e përgjigjes së plotë.

Zgjidh grupin e pyetjeve

Kalo direkt te çdo grup prej 10 pyetjesh për Biologji: Bio-Kimi.

Cili faktor ndikon në shpejtësinë e hidrolizës së maltozës? A) temperatura e mjedisit të reaksionit B) pH i mjedisit të reaksionit C) madhësia e molekulave të substratit D) numri i molekulave të enzimave të pranishme
#51 Biokimi

Një nga shkaqet e uljes së shpejtësisë së fotosintezës është reduktimi i sasisë së: A) CO2 B) CO C) CH D) Azotit
#52 Biokimi

Amilaza e pështymës është një enzimë që tek njeriu zbërthen amidonin. pH optimal për këtë reaksion është 6.7. Shpejtësia e këtij reaksioni nuk ndikohet nga: A) ulja e temperaturës së reaksionit me 5°C B) përqëndrimi i energjisë C) ruajtja e pH të reaksionit në 6.7 D) përqëndrimi i substratit
#53 Biokimi

Cili nga proceset e mëposhtëm përfaqëson një formë të të ushqyerit autotrofik? A) transporti B) rregullimi C) fermentimi D) fotosinteza
#54 Biokimi

Oksigjeni shërben si një akseptor hidrogjeni gjatë frymëmarrjes aerobe, kjo shpie në prodhimin e: A) glukozës B) acidit laktik C) glicerolit D) ujit
#55 Biokimi

Formula molekulare për glukozën është \(C_{6}H_{12}O_{6}\). Cila do të ishte formula kimike për një polimer të përbërë nga lidhja së bashku e 10 molekulave glukozë, përmes reaksioneve të dehidratimit? A) \(C_{60}H_{120}O_{60}\) B) \(C_{6}H_{12}O_{6}\) C) \(C_{60}H_{102}O_{51}\) D) \(C_{60}H_{100}O_{50}\)
#56 Biokimi

Enzima amilazë zbërthen lidhjet glikozidike ndërmjet monomerëve të glukozës, vetëm nëse monomerët janë në një formë të caktuar. Cilën nga përbërjet e mëposhtme mund të zbërthejë amilaza? A) glikogjen, amidon, amilopektin B) glikogjen dhe celulozë C) celulozë dhe kitinë D) amidon dhe kitinë E) amidon, amilopektin dhe celulozë
#57 Biokimi

Cili nga pohimet e mëposhtëm lidhur me yndyrnat e pangopura është i vërtetë? A) yndyrnat e pangopura janë më të zakonshme në kafshë se sa në bimë B) yndyrnat e pangopura kanë lidhje dyfishe në vargun e karbonit të acideve të tyre yndyrore C) zakonisht ngurtësohen në temperaturën e dhomës D) përmbajnë më shumë hidrogjen se yndyrnat e ngopura me të njëjtin numër atomesh karboni E) kanë më pak molekula acidesh yndyrore për molekulë yndyre
#58 Biokimi

Niveli strukturor i një proteine që ndikohet më pak nga këputja e lidhjeve hidrogjenore është: A) niveli parësor B) niveli dytësor C) niveli terciar D) niveli kuaternar
#59 Biokimi

Cili nga çiftet e mëposhtëm të radhitjes së bazave mund të formojë një varg të shkurtër të një heliksi normal të ADN? A) \(5’ \text{-purinë-pirimidinë-purinë-pirimidinë-} 3’\) me \(3’ \text{-purinë-pirimidinë-purinë-pirimidinë-} 5’\) B) \(5’ \text{-AGCT-} 3’\) me \(5’ \text{-TCGA-} 3’\) C) \(5’ \text{-GCGC-} 3’\) me \(5’ \text{-TATA-} 3’\) D) \(5’ \text{-ATGC-} 3’\) me \(5’ \text{-GCAT-} 3’\)
#60 Biokimi