Tek drozofila ngjyra gri e trupit, aleli i tipit të egër, është dominante ndaj ngjyrës së zezë të trupit, aleli mutant, dhe është tipar që nuk lidhet me seksin, meqenëse gjeni përgjegjës për ngjyrën e trupit gjendet tek një kromozom autosomal. Ngjyra e kuqe e syve, aleli i tipit të egër, është dominante ndaj ngjyrës së bardhë të syve, aleli mutant, dhe është tipar i lidhur me seksin, meqenëse gjeni përgjegjës për ngjyrën e syve lokalizohet në kromozomin X, nuk ka alel homolog tek kromozomi Y. Në përgjithësi, tek drozofila, mashkulli është \(XY\) dhe femra \(XX\). Nëse në brezninë F1 merren:
mashkuj: \(3/8\) gri, bardhë; \(3/8\) gri, kuq; \(1/8\) zi, bardhë; \(1/8\) zi, kuq
femra: \(3/8\) gri, bardhë; \(3/8\) gri, kuqe; \(1/8\) zi, bardhë; \(1/8\) zi, kuqe
Cilat janë gjenotipet e prindërve?
\(G\) përfaqëson alelin që cakton ngjyrën gri të trupit, \(g\) alelin për ngjyrën e zezë.
\(R\) është për alelin që cakton ngjyrën e kuqe të syve, \(r\) për sytë e bardhë.
A) Femra: \(GgX^rX^R\), mashkulli: \(GgX^rY\)
B) Femra: \(GgX^rX^r\), mashkulli: \(GgX^RY\)
C) Femra: \(ggX^rX^r\), mashkulli: \(ggX^RY\)
D) Femra: \(GgX^RX^R\), mashkulli: \(GGXY\)