Cila nga fazat e mëposhtme të ciklit qelizor është e ndryshme për qelizat bimore krahasuar me ato shtazore?A) profazaB) metafazaC) kariokinezaD) citokineza
Në një qelizë bimore, citokineza karakterizohet nga:A) ngushtimi i membranës për të ndarë qelizënB) ndarja e barabartë e kromozomeve homologeC) formimi i një pllake qelizore në citoplazëmD) grumbullimi në polet i kromatideve motra
Një qelizë e njeriut ka 46 kromozome në total ose 23 çifte. Pas mitozës, qelizat bija do të kenë secila nga ___ kromozome. Pas mejozës së parë, dy qelizat bija do të kenë ___ dhe pas mejozës së dytë ___ kromozome.A) 46, 46, 46B) 46, 46, 23C) 23, 23, 23D) 46, 12, 12
Cila nga ngjarjet e mëposhtme është unike për mitozën dhe nuk është pjesë e mejozës:A) Kromozomet homologe çiftohen për të formuar bivalenteB) Kromozomet homologe këmbejnë materialin gjenetikC) Kromatidet motra ndahen nga njëra-tjetra në anafazësD) Kromozomet homologe sillen në mënyrë të pavarur
Citokalazinat janë medikamente që bllokojnë polimerizimin e aktinës në mikrofilamente. Cila nga ngjarjet e mëposhtme ka shumë mundësi të ndodhë, nëse shtojmë citokalazinë në kulturën e qelizave animale që sapo kanë filluar mitozën?A) qelizat pësojnë arrest në metafazën mitotikeB) qelizat ndalojnë metabolizmin dhe vdesinC) qelizat pësojnë arrest në fazën e citokinezësD) qelizat pësojnë arrest në anafazën mitotike
Është provuar se energjia e fituar nga hidroliza e molekulave të ATP-së ndër të tjera përdoret dhe për spostimin e organeleve përgjatë mikrogypthave dhe filamenteve aktinike. Kështu për mikrogypthat, spostimi drejt skajit pozitiv realizohet nga proteina motore __, ndërsa drejt skajit negativ nga proteina motore __. Spostimet e vezikulave përgjatë filamenteve aktinike realizohen nga proteina motore __.A) kinezinë, dineinë aksonemale, miozinëB) dineinë aksonemale, miozinë, kinezinëC) miozinë, kinezinë, dineinë aksonemaleD) miozinë, dineinë aksonemale, kinezinë
Gjatë dyfishimit të ADN-së në qelizat prokariote, superspiralizimi që krijohet gjatë shpërdredhjes së heliksit të dyfishtë, mënjanohet nga aktiviteti i:A) polimerazësB) telomerazësC) topoizomerazësD) zonës origjinore
Heliksi i dyfishtë i ADN-së duhet të hapet në mënyrë që të ekspozohen të dy zinxhirët e ADN-së që do të shërbejnë si shabllone për formimin e zinxhirëve bija. Hapja direkte e një heliksi të dyfishtë realizohet nga ___, kurse stabilizimi i konformacionit njëzinxhirësh dhe i palidhur bëhet nga aktiviteti i ___.A) ADN polimerazës, telomerazësB) topoizomerazës, proteinave SSBC) proteinave SSB, topoizomerazësD) ADN helikazave, proteinave SSB