Informatest

Flashcards

Biologji - Pyetjet 761-770

Kartela të renditura nga banka e pyetjeve për Testi i Informatizuar i Mësuesisë: Biologji. Çdo kartelë lidhet me faqen e përgjigjes së plotë.

Zgjidh grupin e pyetjeve

Kalo direkt te çdo grup prej 10 pyetjesh për Biologji.

Një ekosistem ka një popullatë të stabilizuar, të drerit bisht-bardhë. Çfarë do të ndodhte nëse me popullatën ekzistuese një lloj i ri dreri futet në konkurrencë për të njëjtat burime ushqimore? A) Popullata e drerit bisht-bardhë do të rritet B) Popullata e prodhuesit do të zvogëlohet C) Popullata e drerit bisht-bardhë nuk do të ndikohet D) Popullata e grabitqarit do të zvogëlohet
#761 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve

Një tufë shpendësh zbarkoi në një grup ishujsh pak të populluar. Nga lloji fillestar, evoluan lloje të ndryshëm shpendësh, me pak ose aspak konkurrencë. Secili lloj u përshtat në nisha ekologjike të ndryshme. Ky është një shembull i: A) evolucionit divergent B) evolucionit konvergjent C) ekuilibrit dinamik D) ekuilibrit gradual
#762 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve
Një tufë shpendësh zbarkoi në një grup ishujsh pak të populluar. Nga lloji fillestar, evoluan lloje të ndryshëm shpendësh, me pak ose aspak konkurrencë. Secili lloj u përshtat në nisha ekologjike të ndryshme. Ky është një shembull i: A) evolucionit divergent B) evolucionit konvergjent C) ekuilibrit dinamik D) ekuilibrit gradual
Shfrytëzimi i bimëve të një pylli, çoi në reduktimin e burimit ushqimor për organizmat që jetonin në të. Organizmi që ka mundësinë më të madhe për t’u zhdukur si rezultat i këtij aktiviteti, është: A) organizmi që ka një dietë ushqimore të specializuar B) organizmi që ka një ritëm të lartë riprodhimi C) organizmi që ushqehet mbi një shumëllojshmëri burimesh ushqimore D) organizmi që ka një variacion të lartë gjenetik
#763 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve

Në figurë tregohen gjymtyrët e përparme të 4 llojeve të ndryshëm. Të 4 llojet e treguar kanë ngjashmëri të gjymtyrëve të përparme sepse ato: A) Balena B) Foka C) Pulëbardha D) Krilla
#765 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve
Në figurë tregohen gjymtyrët e përparme të 4 llojeve të ndryshëm. Të 4 llojet e treguar kanë ngjashmëri të gjymtyrëve të përparme sepse ato: A) Balena B) Foka C) Pulëbardha D) Krilla
Një zinxhir ushqimor ujor përbëhet nga këta organizma: alga → zooplankton → peshku krap i vogël → peshku perka → shpendët rrëmbenjës . Çfarë do të ndodhte nëse një bakter ujor do të shkaktonte vdekjen e pjesës më të madhe të popullatës së krapit të vogël? A) Ulje e popullatës së algave dhe zooplanktonit B) Rritje e popullatave të zooplanktonit dhe perch C) Rritje e popullatave të perch dhe hawk D) Ulje e popullatave të perch dhe hawk
#766 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve

Cila nga situatat e mëposhtme do të çonte në një rritje më të madhe të popullatës humane? A) Ulja e numrit të lindjeve dhe rritja e numrit të vdekjeve B) Rritja e vdekshmërisë foshnjore dhe ulja e numrit të vdekjeve C) Ulja e numrit të vdekjeve dhe rritja e numrit të lindjeve D) Rritja e numrit të lindjeve dhe rritja e vdekshmërisë foshnjore
#767 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve
Cila nga situatat e mëposhtme do të çonte në një rritje më të madhe të popullatës humane? A) Ulja e numrit të lindjeve dhe rritja e numrit të vdekjeve B) Rritja e vdekshmërisë foshnjore dhe ulja e numrit të vdekjeve C) Ulja e numrit të vdekjeve dhe rritja e numrit të lindjeve D) Rritja e numrit të lindjeve dhe rritja e vdekshmërisë foshnjore
Një shkencëtar studioi përhapjen e popullatës së një lloj kërmilli toke, i cili jetonte në plazhet me rërë të një ishulli, ku kish ndodhur një shpërthim vullkanik. Të dhënat e mbledhura nga studiuesi janë dhënë në tabelën e mëposhtme: Koha Kërmijt e errët Kërmijt me ngjyrë të çelët Para shpërthimit 9% 81% 1 vit pas shpërthimit 84% 16% 5 vjet pas shpërthimit 91% 9% 10 vjet pas shpërthimit 75% 25% 15 vjet pas shpërthimit 51% 43% Para shpërthimit vullkanik, cili nga pohimet e mëposhtme shpjegon përqindjen më të ulët të kërmijve me ngjyrë të errët në krahasim me përqindjen më të lartë të kërmijve me ngjyrë të çelët? A) Ngjyra e errët favorizonte kërmijtë në gjetjen më lehtë të ushqimit B) Aleli për ngjyrën e zezë ishte letal në kushte homozigote C) Kërmijtë me ngjyrë të errët përbënin një pre gjahu më të lehtë për grabitqarët në plazhet e bardhë plot ndriçim D) Kërmijtë me ngjyrë të çelët përdornin më mirë burimet ushqimore se sa kërmijtë me ngjyrë të errët
#768 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve

Për një ekosistem pyjor, cili nga faktorët e mëposhtëm, përbën një faktor abiotik? A) Sasia e reshjeve B) Madhësia e drerëve që banojnë në të C) Lloji i drurëve D) Numri i shpendëve
#769 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve
Për një ekosistem pyjor, cili nga faktorët e mëposhtëm, përbën një faktor abiotik? A) Sasia e reshjeve B) Madhësia e drerëve që banojnë në të C) Lloji i drurëve D) Numri i shpendëve
Gjatë studimit të një komuniteti janë vërejtur dhe regjistruar disa lloj ndërveprimesh. Lloji i ndërveprimit Ndikimi mbi organizmin X Ndikimi mbi organizmin Y A dëm dëm B përfitim dëm C përfitim asnjë ndikim D përfitim përfitim Cili lloj ndërveprimi ilustron procesin e mutualizmit? A) Ndërveprimi A B) Ndërveprimi B C) Ndërveprimi C D) Ndërveprimi D
#770 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve