Informatest

Flashcards

Biologji - Pyetjet 591-600

Kartela të renditura nga banka e pyetjeve për Testi i Informatizuar i Mësuesisë: Biologji. Çdo kartelë lidhet me faqen e përgjigjes së plotë.

Zgjidh grupin e pyetjeve

Kalo direkt te çdo grup prej 10 pyetjesh për Biologji.

Cili nga çiftet e mëposhtme nuk është i saktë? A) antihelmint-inhibimi i sintezës së murit qelizor B) antifungin-dëmtimi i membranës plazmatike C) antibakterial-inhibim i sintezës së proteinave D) antiviral-inhibim i sintezës së ADN
#591 Mikrobiologji

Cila nga substancat e mëposhtme është karakteristike e murit qelizor të baktereve Gram pozitive? A) Acidi dipikolinik B) Acidi teikoik C) Proteinat SASP D) Peptidoglukani
#592 Mikrobiologji
Cila nga substancat e mëposhtme është karakteristike e murit qelizor të baktereve Gram pozitive? A) Acidi dipikolinik B) Acidi teikoik C) Proteinat SASP D) Peptidoglukani
Reaksioni i transpeptidimit në sintezën e murit qelizor të baktereve është i rëndësishëm sepse: A) Bën të mundur lidhjen midis NAM dhe NAG. B) Pengon veprimin e penicilinës. C) Bën të mundur ndërlidhjen e vargjeve të glukanit. D) Asnjë nga të mësipërmet.
#593 Mikrobiologji

Gjatë cilit nga proceset e mëposhtme sigurohet më shumë energji? A) Kemolitotrofi B) Fermentim C) Frymëmarrje anaerobe D) Frymëmarrje aerobe
#594 Mikrobiologji
Gjatë cilit nga proceset e mëposhtme sigurohet më shumë energji? A) Kemolitotrofi B) Fermentim C) Frymëmarrje anaerobe D) Frymëmarrje aerobe
Cili nga grupet e mëposhtme përdor \(CO_2\) si akseptor final të elektroneve? A) Bakteret metanogjene B) Bakteret sulfat reduktuese C) Bakteret fotosintetike të kuqe D) Bakteret fotosintetike të gjelbra
#595 Mikrobiologji

Rregullimi i aktivitetit të enzimave bëhet me të gjitha mënyrat e mëposhtme përveç: A) Inhibimi feed-back B) Modifikimi kovalent C) Kontrolli global D) Inhibimi prej produktit
#596 Mikrobiologji
Rregullimi i aktivitetit të enzimave bëhet me të gjitha mënyrat e mëposhtme përveç: A) Inhibimi feed-back B) Modifikimi kovalent C) Kontrolli global D) Inhibimi prej produktit
Cili nga pohimet e mëposhtme nuk është i vërtetë për një operon? A) Përmbajnë gjithmonë një operator. B) Kontrollohen në mënyrë pozitive dhe negative. C) Përmbajnë gjene strukturore dhe elementët e kontrollit. D) Aktiviteti i tij kontrollohet nga produkti i gjen-it/eve rregullator.
#597 Mikrobiologji

Cila nga metodat e mëposhtme është një nga metodat e drejtpërdrejta të matjes së rritjes mikrobike? A) Matja e peshës së thatë. B) Përcaktimi i aktivitetit metabolik. C) Metoda MPN D) Përcaktimi i turbullirës
#598 Mikrobiologji

Organizmat që rriten në \(0^\circ C\), por kanë temperaturë optimale \(20 - 40^\circ C\) quhen: A) Psikrofilë B) Psikrotolerantë C) Mezofilë D) Termofilë
#599 Mikrobiologji
Organizmat që rriten në \(0^\circ C\), por kanë temperaturë optimale \(20 - 40^\circ C\) quhen: A) Psikrofilë B) Psikrotolerantë C) Mezofilë D) Termofilë
Me cilën nga metodat e mëposhtme arrihet sterilizim i plotë? A) Tindalizim B) Pasterizim C) Filtrim D) Autoklavim
#600 Mikrobiologji