Informatest

Flashcards

Biologji - Pyetjet 791-800

Kartela të renditura nga banka e pyetjeve për Testi i Informatizuar i Mësuesisë: Biologji. Çdo kartelë lidhet me faqen e përgjigjes së plotë.

Zgjidh grupin e pyetjeve

Kalo direkt te çdo grup prej 10 pyetjesh për Biologji.

Një lloj i vetëm ketri evoluoi në 2 lloje të rinj, secili i vendosur në anë të ndryshme të Kanionit të Madh. Ky ndryshim i detyrohet: A) shpeshtësisë më të madhe të mutacioneve në njërën anë të Kanionit B) larmisë së ulët gjenetike në popullatën fillestare C) izolimit të të dy grupeve D) ndryshimeve në ritmet e riprodhimit të të dy grupeve
#791 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve
Një lloj i vetëm ketri evoluoi në 2 lloje të rinj, secili i vendosur në anë të ndryshme të Kanionit të Madh. Ky ndryshim i detyrohet: A) shpeshtësisë më të madhe të mutacioneve në njërën anë të Kanionit B) larmisë së ulët gjenetike në popullatën fillestare C) izolimit të të dy grupeve D) ndryshimeve në ritmet e riprodhimit të të dy grupeve
Dëshmitë fosile tregojnë se një numër anëtarësh të një lloji peshku, banor i një liqeni të lashtë në luginën e Vdekjes në Kaliforni, formuan disa lloje të izoluara. Çdo lloj i ri jetoi në një liqen të ndryshëm. Cili nga pohimet e mëposhtme, shpjegon arsyet? A) izolimi episodik B) izolimi i përkohshëm C) izolimi gjeografik D) izolimi përmes sjelljes
#792 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve
Dëshmitë fosile tregojnë se një numër anëtarësh të një lloji peshku, banor i një liqeni të lashtë në luginën e Vdekjes në Kaliforni, formuan disa lloje të izoluara. Çdo lloj i ri jetoi në një liqen të ndryshëm. Cili nga pohimet e mëposhtme, shpjegon arsyet? A) izolimi episodik B) izolimi i përkohshëm C) izolimi gjeografik D) izolimi përmes sjelljes
Nëse një studiues paleontolog gjen fosile të shumë llojeve që kanë ekzistuar në të njëjtën zonë dhe pothuajse në të njëjtën kohë, ai mund të arrijë në përfundimin se ekosistemi në këtë zonë ka patur një shkallë të lartë: A) variacioni klimatik B) llojeformimi episodik C) larmie biologjike D) izolimi gjeografik
#793 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve
Nëse një studiues paleontolog gjen fosile të shumë llojeve që kanë ekzistuar në të njëjtën zonë dhe pothuajse në të njëjtën kohë, ai mund të arrijë në përfundimin se ekosistemi në këtë zonë ka patur një shkallë të lartë: A) variacioni klimatik B) llojeformimi episodik C) larmie biologjike D) izolimi gjeografik
Shumë shkencëtarë besojnë se qelizat më të hershme në Tokë ishin relativisht të thjeshta, pa membranë bërthamore dhe struktura të tjera të organizuara qelizore. Me kalimin e kohës, nga këto qeliza të thjeshta, u formuan qeliza më komplekse. Ky proces mbështet teorinë e: A) trashëgimisë së karakteristikave të fituara B) evolucionit C) zotërimit D) përdorimit dhe mospërdorimit
#794 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve

Në fazat e hershme të zhvillimit, embrionet e qenit, derrit dhe njeriut, ngjajnë me njëri-tjetrin. Ky vëzhgim tregon se këto kafshë kanë: A) numër të ngjashëm kromosomesh B) kërkesa të njëjta për habitatin C) përbërës të njëjtë gjaku D) një stërgjysh të përbashkët
#795 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve
Në fazat e hershme të zhvillimit, embrionet e qenit, derrit dhe njeriut, ngjajnë me njëri-tjetrin. Ky vëzhgim tregon se këto kafshë kanë: A) numër të ngjashëm kromosomesh B) kërkesa të njëjta për habitatin C) përbërës të njëjtë gjaku D) një stërgjysh të përbashkët
Sipas disa shkencëtarëve, kushtet e mjedisit që ekzistonin në Tokën primitive, çuan në: A) evolucionin e heterotrofëve të parë nga agregatet e molekulave organike B) Zhvillimin e formave heterotrofe të jetës nga bimët C) Migrimin e vertebrorëve drejt pjesëve më të ftohta të Tokës D) Uljen e riprodhimit aseksual në organizmat primitivë
#796 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve
Sipas disa shkencëtarëve, kushtet e mjedisit që ekzistonin në Tokën primitive, çuan në: A) evolucionin e heterotrofëve të parë nga agregatet e molekulave organike B) Zhvillimin e formave heterotrofe të jetës nga bimët C) Migrimin e vertebrorëve drejt pjesëve më të ftohta të Tokës D) Uljen e riprodhimit aseksual në organizmat primitivë
Cili shkencëtar është çiftuar drejt me fushën e tij të studimit? A) August Weismann - origjina e përbashkët e llojeve B) Jean Lamarck - origjina e jetës në Tokë C) Stanley Miller - mbijetesa e më të përshtaturit D) Charles Darwin - përzgjedhja natyrore
#797 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve
Cili shkencëtar është çiftuar drejt me fushën e tij të studimit? A) August Weismann - origjina e përbashkët e llojeve B) Jean Lamarck - origjina e jetës në Tokë C) Stanley Miller - mbijetesa e më të përshtaturit D) Charles Darwin - përzgjedhja natyrore
Dallimet që ekzistojnë ndërmjet anëtarëve të një popullate, ka më shumë të ngjarë të kalojnë në brezat pasardhës, nëse ato janë: A) ndryshime gjenetike që çojnë në variacione jo të favorshme B) faktorë të ndryshëm gjenetikë që çojnë në variacione të favorshme C) jo me origjinë gjenetike dhe që çojnë në variacione të favorshme D) jo me origjinë gjenetike dhe që çojnë në variacione jo të favorshme
#798 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve

Izolimi gjeografik dhe ai riprodhues janë të lidhur ngushtë me: A) llojeformimin B) zhdukjen C) mbi riprodhimin D) konkurrencën
#799 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve
Izolimi gjeografik dhe ai riprodhues janë të lidhur ngushtë me: A) llojeformimin B) zhdukjen C) mbi riprodhimin D) konkurrencën
Ideja se evolucioni ndodh vazhdimisht dhe shumë ngadalë në kohë, njihet si: A) suksesion B) përzgjedhje artificiale C) ekuilibër pikësor D) gradualizëm
#800 Ekologji, Zoologji Vertebrorëve