Informatest

Flashcards

Fizikë - Pyetjet 621-630

Kartela të renditura nga banka e pyetjeve për Testi i Informatizuar i Mjekësisë. Çdo kartelë lidhet me faqen e përgjigjes së plotë.

Zgjidh grupin e pyetjeve

Kalo direkt te çdo grup prej 10 pyetjesh për Fizikë.

Pyetjet 1-10 Pyetjet 11-20 Pyetjet 21-30 Pyetjet 31-40 Pyetjet 41-50 Pyetjet 51-60 Pyetjet 61-70 Pyetjet 71-80 Pyetjet 81-90 Pyetjet 91-100 Pyetjet 101-110 Pyetjet 111-120 Pyetjet 121-130 Pyetjet 131-140 Pyetjet 141-150 Pyetjet 151-160 Pyetjet 161-170 Pyetjet 171-180 Pyetjet 181-190 Pyetjet 191-200 Pyetjet 201-210 Pyetjet 211-220 Pyetjet 221-230 Pyetjet 231-240 Pyetjet 241-250 Pyetjet 251-260 Pyetjet 261-270 Pyetjet 271-280 Pyetjet 281-290 Pyetjet 291-300 Pyetjet 301-310 Pyetjet 311-320 Pyetjet 321-330 Pyetjet 331-340 Pyetjet 341-350 Pyetjet 351-360 Pyetjet 361-370 Pyetjet 371-380 Pyetjet 381-390 Pyetjet 391-400 Pyetjet 401-410 Pyetjet 411-420 Pyetjet 421-430 Pyetjet 431-440 Pyetjet 441-450 Pyetjet 451-460 Pyetjet 461-470 Pyetjet 471-480 Pyetjet 481-490 Pyetjet 491-500 Pyetjet 501-510 Pyetjet 511-520 Pyetjet 521-530 Pyetjet 531-540 Pyetjet 541-550 Pyetjet 551-560 Pyetjet 561-570 Pyetjet 571-580 Pyetjet 581-590 Pyetjet 591-600 Pyetjet 601-610 Pyetjet 611-620 Pyetjet 621-630 Pyetjet 631-640 Pyetjet 641-650 Pyetjet 651-660 Pyetjet 661-670 Pyetjet 671-680 Pyetjet 681-690 Pyetjet 691-700 Pyetjet 701-710 Pyetjet 711-720 Pyetjet 721-730 Pyetjet 731-740 Pyetjet 741-750 Pyetjet 751-760 Pyetjet 761-770 Pyetjet 771-780 Pyetjet 781-790 Pyetjet 791-800 Pyetjet 801-810 Pyetjet 811-820 Pyetjet 821-830 Pyetjet 831-840 Pyetjet 841-850 Pyetjet 851-860 Pyetjet 861-870 Pyetjet 871-880 Pyetjet 881-890 Pyetjet 891-900 Pyetjet 901-910 Pyetjet 911-920 Pyetjet 921-930 Pyetjet 931-940 Pyetjet 941-950 Pyetjet 951-960 Pyetjet 961-970 Pyetjet 971-980 Pyetjet 981-990 Pyetjet 991-1000
Joni me ngarkesë \(q = +2e\) hyn pingul në fushën magnetike me induksion \(0.05 \text{ T}\) pasi përshpejtohet në tensionin \(500 \text{ V}\) dhe përshkon një trajektore rrethore me rreze \(20 \text{ cm}\). Gjeni periodën e rrotullimit të tij. Merrni: \[ \pi \approx 3 \] Alternativat: A) \(12 \text{ ms}\) B) \(12 \mu\text{s}\) C) \(1.2 \text{ s}\) D) \(12 \text{ s}\)
#621 Magnetizmi

Një shufër përcjellëse \(AB\) me masë \(50 \text{ g}\) dhe gjatësi \(40 \text{ cm}\), është varur në dy susta vertikale të lidhura me një burim si në figurë. Shufra është vendosur pingul me vijat e forcës së fushës magnetike, të cilat kanë drejtimin pingul me planin e fletës dhe kahun hyrës te ajo, me induksion \(0.5 \text{ T}\). Cili është kahu i rrymës dhe vlera e saj në mënyrë që sustat të mos shformohen? \((g \approx 10 \text{ m/s}^2)\) A) \(0.025 \text{ A}\), nga \(B\) në \(A\) B) \(0.025 \text{ A}\), nga \(A\) në \(B\) C) \(2.5 \text{ A}\), nga \(B\) në \(A\) D) \(2.5 \text{ A}\), nga \(A\) në \(B\)
#622 Magnetizmi

Skajet e një bobine lidhen me një rezistencë \(10 \Omega\). Induksioni magnetik pingul me sipërfaqen e bazës së spirave të saj rritet nga \(2 \text{ T}\) në \(6 \text{ T}\) për \(0.1 \text{ s}\). Sipërfaqja e spirave të bobinës është \(80 \text{ cm}^2\). Sa do të jetë numri i spirave të bobinës nëse ngarkesa që kalon në bobinë është \(6.4 \text{ C}\)? A) 2 spira B) 20 spira C) 200 spira D) 2000 spira
#623 Magnetizmi

Një shufër përcjellëse me gjatësi \(0.5 \text{ m}\) lëviz pingul me vijat e fushës magnetike me induksion \(6 \text{ T}\), me shpejtësi \(4 \text{ m/s}\). Nëse rezistenca e saj është \(2 \Omega\), sa do të jetë forca magnetike që vepron mbi shufrën? A) \(0.9 \text{ N}\) B) \(3 \text{ N}\) C) \(4.5 \text{ N}\) D) \(18 \text{ N}\)
#624 Magnetizmi

Një përcjellës i drejtë qëndron i fiksuar horizontalisht midis poleve të një magneti duke qenë i baraslarguar prej tyre. Magneti është vendosur mbi një peshore. Kur në përcjellës rrjedh rryma \(2.6 \text{ A}\) sipas drejtimit \(A \rightarrow B\), leximi i peshores rritet me \(2.6 \text{ g}\). Gjatësia e përcjellësit që ndodhet brenda fushës është \(5 \text{ cm}\). Sa është induksioni i fushës magnetike midis poleve të magnetit? \((g \approx 10 \text{ m/s}^2)\) A) \(0.2 \text{ mT}\) B) \(0.2 \text{ T}\) C) \(2 \text{ T}\) D) \(20 \text{ T}\)
#625 Magnetizmi

Midis skajeve \(A\) dhe \(C\) të dy shinave paralele dhe vertikale, lidhet rezistenca \(5 \Omega\). Mbi shina rrëshqet pa fërkim dhe pa e shkëputur kontaktin shufra \(EF\) me gjatësi \(50 \text{ cm}\) dhe masë \(10 \text{ g}\). Gjithë sistemi ndodhet në një fushë magnetike me induksion \(1 \text{ T}\). Përcaktoni shpejtësinë me të cilën rrëshqet shufra. \((g \approx 10 \text{ m/s}^2)\) A) \(2 \text{ m/s}\) B) \(4 \text{ m/s}\) C) \(6 \text{ m/s}\) D) \(8 \text{ m/s}\)
#626 Magnetizmi

Spira rrethore ndodhet në një fushë magnetike me induksion \(0.6 \text{ T}\), vijat e induksionit të së cilës shpojnë pingul planin e spirës. Nëse diametri i spirës rritet nga \(6 \text{ cm}\) në \(24 \text{ cm}\) për \(0.5 \text{ s}\), sa është rryma që rrjedh në spirë nëse rezistenca e saj është \(20 \Omega\)? Merrni \(\pi \approx 3\). A) \(2.43 \text{ mA}\) B) \(2.43 \text{ A}\) C) \(24.3 \text{ mA}\) D) \(24.3 \text{ A}\)
#627 Magnetizmi

Një përcjellës i lëvizshëm \(AB\) mund të rrëshqasë mbi dy shina metalike të lidhura me një burim si në figurë. Nëse induksioni i fushës magnetike ka vlerën \(2 \text{ T}\) dhe gjatësia e përcjellësit që ndodhet brenda fushës është \(10 \text{ cm}\), gjeni intensitetin e rrymës që duhet të kalojë në përcjellës, në mënyrë që masa e varur \(10 \text{ g}\) të qëndrojë në baraspeshë. Jepet: \[ g \approx 10 \text{ m/s}^2 \] Alternativat: A) \(0.05 \text{ mA}\) B) \(0.05 \text{ A}\) C) \(0.5 \text{ mA}\) D) \(0.5 \text{ A}\)
#628 Magnetizmi

Një shufër përcjellëse \(AB\) me masë \(40 \text{ g}\) dhe gjatësi \(50 \text{ cm}\), është varur në dy susta vertikale të lidhura me një burim rryme si në figurë. Shufra është vendosur në një fushë magnetike, vijat e forcës së së cilës formojnë këndin \(60^\circ\) me përcjellësin \(AB\). Sa duhet të jetë vlera e induksionit të fushës magnetike, në mënyrë që kur në përcjellës të kalojë rryma \(2 \text{ A}\), sustat të mos shformohen? Jepen: \[ \sin 60^\circ = 0.8 \] \[ \cos 60^\circ = 0.5 \] \[ g \approx 10 \text{ m/s}^2 \] A) \(0.005 \text{ T}\) B) \(0.008 \text{ T}\) C) \(0.5 \text{ T}\) D) \(0.8 \text{ T}\)
#629 Magnetizmi

Një rrotë biçiklete është montuar në një bosht horizontal dhe ndodhet në një fushë magnetike të njëtrajtshme me induksion \(5 \text{ mT}\). Mbi perimetrin metalik të rrotës dhe mbi boshtin e saj janë vendosur kontakte rrëshqitëse. Nëse rrezja e rrotës është \(20 \text{ cm}\), sa duhet të jetë numri i rrotullimeve të rrotës në një minutë, në mënyrë që forca elektromotore e induktuar ndërmjet kontakteve të ketë vlerën \(1.5 \text{ mV}\)? Jepet: \[ \pi \approx 3 \] A) \(2.5 \text{ rrot/min}\) B) \(15 \text{ rrot/min}\) C) \(25 \text{ rrot/min}\) D) \(150 \text{ rrot/min}\)
#630 Magnetizmi