Sa do të jetë f.e.m e një pile, nëse ajo përdor 1 kJ energji për të dërguar një rrymë me vlerë 3 A nëpër qark për 2 minuta?A) 2.8 VB) 6 VC) 25 VD) 360 V
Një rezistencë ushqehet me tension \(U\) dhe përshkohet nga rryma me intensitet \(I\). Shënojmë me \(q\) ngarkesën që kalon nëpër rezistencë gjatë një ore, me \(E\) energjinë e përçuar në një orë dhe me \(P\) fuqinë. Në cilën nga alternativat e mëposhtme shprehet saktë lidhja midis madhësive të mësipërme?A) \(I = 3600 \cdot q\), \(E = 3600 \cdot U \cdot I\), \(P = U \cdot I\)B) \(q = 3600 \cdot I\), \(E = 3600 \cdot U \cdot I\), \(P = U \cdot I\)C) \(q = 3600 \cdot I\), \(E = U \cdot I\), \(P = 3600 \cdot U \cdot I\)D) \(I = 3600 \cdot q\), \(E = U \cdot I\), \(P = \frac{1}{3600} \cdot U \cdot I\)
Në qark janë lidhur tri llamba identike, një burim rryme dhe një rezistencë me vlerë të ndryshueshme. Bateria ka një f.e.m. 3 V. Kur rezistenca vendoset në vlerën 0 Ω, rryma që kalon në bateri ka vlerën 0.5 A. Sa është rezistenca në secilën llambë?A) 2 ΩB) 4 ΩC) 6 ΩD) 18 Ω
Një sistem ndriçues përbëhet nga 10 llamba me ndriçim normal. Pesë prej tyre kanë vlerat 230 V dhe 100 W, pesë të tjerat 230 V dhe 120 W. Sa është vlera e siguresës që duhet të lidhim në sistem për mbrojtjen e llambave?A) 1.09 AB) 3.64 AC) 4.8 AD) 10.2 A
Një sistem ndriçues përbëhet nga 10 llamba me ndriçim normal. Pesë prej tyre kanë vlerat 230 V dhe 100 W, pesë të tjerat 230 V dhe 120 W. Nëse sistemi ndriçues mbahet ndezur për një javë, sa lekë do të kushtojë energjia e harxhuar, nëse 1 kWh kushton 20 lekë?A) 1680 lekëB) 2016 lekëC) 3696 lekëD) 7392 lekë
Qarku elektrik përbëhet nga një bateri 10 V dhe dy rezistenca \(R_1\) dhe \(R_2\) të lidhura në seri. Sa do të jetë vlera e \(R_1\), nëse fuqia e plotë është 50 W dhe \(R_2 = 3R_1\)?A) 0.5 ΩB) 1 ΩC) 1.2 ΩD) 5 Ω
Energjia e përftuar nga një panel diellor përdoret për të ngarkuar një bateri. Gjatë ditës bateria ruan 1.6 J energji çdo sekondë. Natën, bateria përdoret për të ndriçuar një llambë me fuqi 1.2 W për 18000 s. Sa është koha minimale që duhet për të ngarkuar baterinë gjatë ditës?A) 9375 sB) 13500 sC) 24000 sD) 34560 s
Një burim rryme 1.8 V lidhet me një qark elektrik me tri rezistenca me vlerë 6 Ω secila. Sa është puna e kryer nga bateria në 1 minutë?A) 18 JB) 48.6 JC) 108 JD) 778 J
Një tel përçues i lidhur me një burim rryme me tension 230 V ka fuqi \(P_1\). Nëse telin e ndajmë në dy pjesë të barabarta dhe i lidhim në paralel me të njëjtin burim rryme, ai do të ketë fuqi \(P_2\). Raporti i fuqive \(\frac{P_2}{P_1}\) është:A) 1B) 2C) 3D) 4