Cili nga pohimet për ketonet NUK është i saktë?A) Ketonet mund të oksidohen ose reduktohen.B) Ketonet janë produkte të reduktimit të një alkanoli dytësor.C) Ketonet kanë grup funksionor një grup karbonil dytësor.D) Ketonet mund të hyjnë në reaksione me mekanizëm të adicionit nukleofilik.
Jepen përbërjet:I. \(\text{C}_2\text{H}_5\text{OH}\)II. \(\text{C}_2\text{H}_5\text{CHO}\)III. \(\text{C}_2\text{H}_5\text{COC}_3\text{H}_7\)IV. \(\text{CH}_3\text{CH}_2\text{COOH}\)Për një nga përbërjet e mësipërme, cili pohim NUK është i saktë?A) Përbërja I është produkt i një reaksioni që zhvillohet sipas mekanizmit të adicionit elektrofilik të ujit në një alken.B) Përbërja II është në rolin e agjentit oksidues gjatë bashkëveprimit me hidrogjen në prani të një katalizatori metalik.C) Nga oksidimi i përbërjes III me tretësirë të acidifikuar të dikromatit të kaliumit përftohet përzierja e katër lloj acidesh karboksilikë.D) Përbërja IV vepron me përbërjen I dhe formon një përbërje organike që emërtohet sipas IUPAC propanoat etili.
Përbërja e cila është izomer me acidin metil-2-butanoik është:A) HOOCCH\(_2\)C\(_2\)H\(_5\)B) CH\(_3\)(CH\(_2\))\(_4\)COOHC) CH\(_2\)CH(CH\(_2\))\(_2\)CO\(_2\)HD) HCOOCH(CH\(_3\)) C\(_2\)H\(_5\)
Produkti kryesor i përfituar nga bashkëveprimi i (C₂H₅)₃CBr me tretësirë alkoolike të hidroksidit të kaliumit është:A) një alkool tretësorB) një alkool parësorC) një alkenD) një keton
Përbërja e cila polimerizohet për të formuar polimerin e treguar më sipër me anë të një fragmenti të tij është:A) penten-2B) penten-1C) buten-2D) buten-1