Tabela e mëposhtme jep potencialet standarde të elektrodave për disa gjysmëreaksione.
Gjysmëreaksioni
E⁰/V
Zn²⁺(aq) + 2e⁻ → Zn(s)
-0.76
Fe²⁺(aq) + 2e⁻ → Fe(s)
-0.44
I₂(aq) + 2e⁻ → 2I⁻(aq)
+0.54
Fe³⁺(aq) + e⁻ → Fe²⁺(aq)
+0.77
Referuar vlerave të potencialeve elektrodike standarde themi se, vetëm një nga speciet e mësipërme mund të shndërrojë jonet jodur I⁻ në jod, I₂. Ajo është:
A) Fe³⁺
B) Fe²⁺
C) Zn²⁺
D) Zn