Informatest

Flashcards

Kimi - Pyetjet 641-650

Kartela të renditura nga banka e pyetjeve për Testi i Informatizuar i Mjekësisë. Çdo kartelë lidhet me faqen e përgjigjes së plotë.

Zgjidh grupin e pyetjeve

Kalo direkt te çdo grup prej 10 pyetjesh për Kimi.

Pyetjet 1-10 Pyetjet 11-20 Pyetjet 21-30 Pyetjet 31-40 Pyetjet 41-50 Pyetjet 51-60 Pyetjet 61-70 Pyetjet 71-80 Pyetjet 81-90 Pyetjet 91-100 Pyetjet 101-110 Pyetjet 111-120 Pyetjet 121-130 Pyetjet 131-140 Pyetjet 141-150 Pyetjet 151-160 Pyetjet 161-170 Pyetjet 171-180 Pyetjet 181-190 Pyetjet 191-200 Pyetjet 201-210 Pyetjet 211-220 Pyetjet 221-230 Pyetjet 231-240 Pyetjet 241-250 Pyetjet 251-260 Pyetjet 261-270 Pyetjet 271-280 Pyetjet 281-290 Pyetjet 291-300 Pyetjet 301-310 Pyetjet 311-320 Pyetjet 321-330 Pyetjet 331-340 Pyetjet 341-350 Pyetjet 351-360 Pyetjet 361-370 Pyetjet 371-380 Pyetjet 381-390 Pyetjet 391-400 Pyetjet 401-410 Pyetjet 411-420 Pyetjet 421-430 Pyetjet 431-440 Pyetjet 441-450 Pyetjet 451-460 Pyetjet 461-470 Pyetjet 471-480 Pyetjet 481-490 Pyetjet 491-500 Pyetjet 501-510 Pyetjet 511-520 Pyetjet 521-530 Pyetjet 531-540 Pyetjet 541-550 Pyetjet 551-560 Pyetjet 561-570 Pyetjet 571-580 Pyetjet 581-590 Pyetjet 591-600 Pyetjet 601-610 Pyetjet 611-620 Pyetjet 621-630 Pyetjet 631-640 Pyetjet 641-650 Pyetjet 651-660 Pyetjet 661-670 Pyetjet 671-680 Pyetjet 681-690 Pyetjet 691-700 Pyetjet 701-710 Pyetjet 711-720 Pyetjet 721-730 Pyetjet 731-740 Pyetjet 741-750 Pyetjet 751-760 Pyetjet 761-770 Pyetjet 771-780 Pyetjet 781-790 Pyetjet 791-800 Pyetjet 801-810 Pyetjet 811-820 Pyetjet 821-830 Pyetjet 831-840 Pyetjet 841-850 Pyetjet 851-860 Pyetjet 861-870 Pyetjet 871-880 Pyetjet 881-890 Pyetjet 891-900 Pyetjet 901-910 Pyetjet 911-920 Pyetjet 921-930 Pyetjet 931-940 Pyetjet 941-950 Pyetjet 951-960 Pyetjet 961-970 Pyetjet 971-980 Pyetjet 981-990 Pyetjet 991-1000
Në \(5\ \text{L}\) ujë treten \(1.12\ \text{L}\) klorur hidrogjeni \(\text{HCl}_{(g)}\), matur në kushte normale. Vlera e pH dhe pOH të tretësirës së përftuar janë: A) \(1\) dhe \(13\) B) \(2\) dhe \(12\) C) \(3\) dhe \(11\) D) \(4\) dhe \(10\)
#641 Ekuilibri Kimik, Acidet-Bazat, Ekuilibri jonik
Në \(5\ \text{L}\) ujë treten \(1.12\ \text{L}\) klorur hidrogjeni \(\text{HCl}_{(g)}\), matur në kushte normale. Vlera e pH dhe pOH të tretësirës së përftuar janë: A) \(1\) dhe \(13\) B) \(2\) dhe \(12\) C) \(3\) dhe \(11\) D) \(4\) dhe \(10\)
Në tretësirën \(0.04\ \text{M}\) të nitratit të kalciumit \(\text{Ca(NO}_3\text{)}_2\) me vëllim \(100\ \text{mL}\), u shtua tretësira \(0.01\ \text{M}\) e sulfatit të amonit \(\text{(NH}_4\text{)}_2\text{SO}_4\) me vëllim \(300\ \text{mL}\). Duke ditur që \(K_{sp}\) i kripës së përftuar, \(\text{CaSO}_4\), është: \[ K_{sp} = 5 \times 10^{-5} \] Përqendrimi i joneve sulfat në tretësirë pas formimit të precipitatit është: A) \(2 \times 10^{-2}\) B) \(3 \times 10^{-3}\) C) \(4 \times 10^{-4}\) D) \(5 \times 10^{-5}\)
#642 Ekuilibri Kimik, Acidet-Bazat, Ekuilibri jonik

Në një temperaturë të caktuar, acidi \(\text{H}_2\text{Te}\) i ka vlerat e konstanteve të shpërbashkimit përkatësisht: \[ K_{a1} = 4 \cdot 10^{-3} \] \[ K_{a2} = 1 \cdot 10^{-5} \] Një tretësirë ujore \(0.1\ \text{M}\) e këtij acidi ka vlerë të pH dhe përqendrim të joneve \([\text{Te}^{2-}]\) përkatësisht: \[ \log 2 = 0.3 \] A) \(pH = 2\) dhe \([\text{Te}^{2-}] = 10^{-2}\) B) \(pH = 1.7\) dhe \([\text{Te}^{2-}] = 10^{-5}\) C) \(pH = 2\) dhe \([\text{Te}^{2-}] = 10^{-5}\) D) \(pH = 1.3\) dhe \([\text{Te}^{2-}] = 10^{-2}\)
#643 Ekuilibri Kimik, Acidet-Bazat, Ekuilibri jonik

Elementi natrium vepron me \(200\ \text{mL}\) ujë. Tretësira e përftuar e ka përqendrim \(0.2\ \text{M}\) dhe asnjanësohet plotësisht me acidin nitrik \(\text{HNO}_3\), duke dhënë kripë dhe ujë. Kripa e përftuar i nënshtrohet shpërbërjes termike, jep kripë të re dhe çliron një gaz. Masa e kripës së përftuar dhe vëllimi i gazit të çliruar janë: \[ A_r(\text{Na}) = 23 \] \[ A_r(\text{N}) = 14 \] \[ A_r(\text{O}) = 16 \] \[ A_r(\text{H}) = 1 \] A) \(2.76\ \text{g}\) dhe \(0.448\ \text{L}\) B) \(2.78\ \text{g}\) dhe \(0.450\ \text{L}\) C) \(2.80\ \text{g}\) dhe \(0.452\ \text{L}\)
#644 Ekuilibri Kimik, Acidet-Bazat, Ekuilibri jonik

Përziejmë tretësirën e nitratit të argjendit \(\text{AgNO}_3\) me vëllim \(10\ \text{mL}\) dhe përqendrim: \[ C_M = 0.01\ \text{M} \] me \(10\ \text{mL}\) tretësirë klorur kaliumi \(\text{KCl}\): \[ C_M = 0.001\ \text{M} \] Duke ditur se: \[ K_{sp}(\text{AgCl}) = 1.7 \times 10^{-10} \] Produkti jonik i tretësirës është: A) \(2.5 \times 10^{-6}\) B) \(3 \times 10^{-6}\) C) \(3.5 \times 10^{-6}\) D) \(4 \times 10^{-6}\)
#645 Ekuilibri Kimik, Acidet-Bazat, Ekuilibri jonik
Përziejmë tretësirën e nitratit të argjendit \(\text{AgNO}_3\) me vëllim \(10\ \text{mL}\) dhe përqendrim: \[ C_M = 0.01\ \text{M} \] me \(10\ \text{mL}\) tretësirë klorur kaliumi \(\text{KCl}\): \[ C_M = 0.001\ \text{M} \] Duke ditur se: \[ K_{sp}(\text{AgCl}) = 1.7 \times 10^{-10} \] Produkti jonik i tretësirës është: A) \(2.5 \times 10^{-6}\) B) \(3 \times 10^{-6}\) C) \(3.5 \times 10^{-6}\) D) \(4 \times 10^{-6}\)
Përzihen vëllime të barabarta të tretësirave të klorurit të bariumit \(\text{BaCl}_2\) me përqendrim: \[ C_{\text{BaCl}_2} = 5 \times 10^{-6}\ \text{M} \] dhe të sulfatit të kaliumit \(\text{K}_2\text{SO}_4\) me përqendrim: \[ C_{\text{K}_2\text{SO}_4} = 5 \times 10^{-6}\ \text{M} \] Jepet: \[ K_{sp}(\text{BaSO}_4) = 1 \times 10^{-10} \] Vlera e produktit jonik dhe karakteri i tretësirës së formuar janë: A) \(6.25 \times 10^{-12}\); tretësirë e pa ngopur B) \(6.25 \times 10^{-12}\); tretësirë e ngopur C) \(7.25 \times 10^{-12}\); tretësirë e tejngopur D) \(7.25 \times 10^{-12}\); tretësirë e pa ngopur
#646 Ekuilibri Kimik, Acidet-Bazat, Ekuilibri jonik

Përziejmë \(50\ \text{g}\) tretësirë \(16\%\) të \(\text{NaOH}\), me masë molare: \[ M_{\text{NaOH}} = 40\ \text{g} \cdot \text{mol}^{-1} \] me \(50\ \text{g}\) tretësirë \(12\%\) të \(\text{H}_2\text{SO}_4\), me masë molare: \[ M_{\text{H}_2\text{SO}_4} = 98\ \text{g} \cdot \text{mol}^{-1} \] Masa në gram e sulfatit të natriumit \(\text{Na}_2\text{SO}_4\), me masë molare: \[ M_{\text{Na}_2\text{SO}_4} = 142\ \text{g} \cdot \text{mol}^{-1} \] të përftuar është: A) \(8.52\ \text{g}\) B) \(9.52\ \text{g}\) C) \(10.52\ \text{g}\) D) \(11.52\ \text{g}\)
#647 Ekuilibri Kimik, Acidet-Bazat, Ekuilibri jonik

Në \(500\ \text{g}\) ujë tresim \(4\ \text{g}\) \(\text{NaOH}\), me masë molare: \[ M_{\text{NaOH}} = 40\ \text{g} \cdot \text{mol}^{-1} \] Duke ditur që vëllimi i tretësirës nuk ndryshon nga shtimi i bazës \(\text{NaOH}\) dhe dendësia është: \[ d = 1\ \text{g} \cdot \text{mL}^{-1} \] përqendrimi në përqindje dhe përqendrimi molar i tretësirës janë: A) \(0.78\%\) dhe \(0.2\ \text{M}\) B) \(0.79\%\) dhe \(0.2\ \text{M}\) C) \(0.80\%\) dhe \(0.3\ \text{M}\) D) \(0.81\%\) dhe \(0.3\ \text{M}\)
#648 Ekuilibri Kimik, Acidet-Bazat, Ekuilibri jonik
Në \(500\ \text{g}\) ujë tresim \(4\ \text{g}\) \(\text{NaOH}\), me masë molare: \[ M_{\text{NaOH}} = 40\ \text{g} \cdot \text{mol}^{-1} \] Duke ditur që vëllimi i tretësirës nuk ndryshon nga shtimi i bazës \(\text{NaOH}\) dhe dendësia është: \[ d = 1\ \text{g} \cdot \text{mL}^{-1} \] përqendrimi në përqindje dhe përqendrimi molar i tretësirës janë: A) \(0.78\%\) dhe \(0.2\ \text{M}\) B) \(0.79\%\) dhe \(0.2\ \text{M}\) C) \(0.80\%\) dhe \(0.3\ \text{M}\) D) \(0.81\%\) dhe \(0.3\ \text{M}\)
Tretshmëria molare e \(\text{PbF}_2\) në \(1\ \text{L}\) tretësirë \(0.02\) molare \(\text{KF}\), në krahasim me tretshmërinë e saj në \(1\ \text{L}\) ujë të pastër, është: Në temperaturën \(300\ \text{K}\): \[ K_{sp}(\text{PbF}_2) = 4 \times 10^{-9} \] A) rritet \(10000\) herë B) zvogëlohet \(1000\) herë C) zvogëlohet \(100\) herë D) rritet \(2\) herë
#649 Ekuilibri Kimik, Acidet-Bazat, Ekuilibri jonik
Tretshmëria molare e \(\text{PbF}_2\) në \(1\ \text{L}\) tretësirë \(0.02\) molare \(\text{KF}\), në krahasim me tretshmërinë e saj në \(1\ \text{L}\) ujë të pastër, është: Në temperaturën \(300\ \text{K}\): \[ K_{sp}(\text{PbF}_2) = 4 \times 10^{-9} \] A) rritet \(10000\) herë B) zvogëlohet \(1000\) herë C) zvogëlohet \(100\) herë D) rritet \(2\) herë
Në enën A kemi \(60\ \text{mL}\) tretësirë \(0.1\ \text{M}\) të acidit etanoik \(\text{CH}_3\text{COOH}\): \[ K_a = 10^{-5} \] Në enën B kemi \(40\ \text{mL}\) tretësirë që përmban \(0.12\ \text{g}\) \(\text{NaOH}\), me masë molare: \[ M(\text{NaOH}) = 40\ \text{g} \cdot \text{mol}^{-1} \] pH i tretësirës që fitohet gjatë përzierjes së këtyre tretësirave është: A) \(5\) B) \(7\) C) \(10\) D) \(10^{-5}\)
#650 Ekuilibri Kimik, Acidet-Bazat, Ekuilibri jonik